image Drejtori i Werderit flet për mundësinë që Rashica të luajë në ndeshjen kundër Schalkes

Futboll

Drejtori i Werderit flet për mundësinë që Rashica të luajë në ndeshjen kundër Schalkes

news image

Werder Bremen këtë të shtunë do të përballet me skuadrën e Schalkes, në kuadër të Bundesligës.

Mirëpo, skuadra e Werder Bremenit për këtë ndeshje mund të mos e ketë në dispozicion edhe futbollistin kosovar, Milot Rashicën, shkruan Sinjali Sportiv.

Drejtori i Werder Bremenit, Clemens Fritz, ka thënë se nëse Rashica nuk është i gatshëm 100% për këtë ndeshje, nuk do të luajë kundër Schalkes.

“Ai është pjesë e stërvitjeve me skuadrën. Ne nuk do të rrezikojmë. Ai do të luajë në vikend vetëm nëse është 100% i gatshëm”, tha Fritz./Sinjali Sportiv/