image Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë kundërshton rikthimin e karantinës

Shëndetësi

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë kundërshton rikthimin e karantinës

news image

Drejtori i shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, duke folur për masat ndaj koronavirusit, ka thënë se karantinimi nuk është zgjidhje.

Gashi thotë se testimi testimi masiv është i duhuri.

“Një shifër e pritshme. Do të ishte mirë që shifra e mbrëmshme të jetë një prej të fundit në këtë vlerë dhe të kemi më pak në këto shifra, edhe kjo e sotmja është mjaft e lartë. Por, edhe në nivel vendi është mjaft e madhe. Kjo e dërgon numrin e të prekurve në Prishtinë në 1075 raste dhe 815 raste aktive në momentin kur po flasim. Që nga 20 marsi deri më 31 maj kishim vetëm 85 raste, për dy muaj e dhjetë, ndërsa nga 2 qershori deri më tani, praktikisht i bie t’i kemi 990 raste”, u shpreh Gashi në KTV.

Sipas tij pat një hapje shumë të shpejtë në fazën e dytë dhe të tretë dhe dalje të shpejtë nga respektimi i rekomandimeve dhe mbetën tri rekomandime bazë që nuk u respektuan nga qytetarët.

Ai ka paralajmëruar se nga java e ardhshme pritet të bëhen më tepër testime masive, përfshirë edhe ato serologjike./GazetaSinjali/