image Drejtori i Lazios dhe menaxheri shqiptar udhëtojnë drejt Stambollit për Vedat Muriqin

Futboll

Drejtori i Lazios dhe menaxheri shqiptar udhëtojnë drejt Stambollit për Vedat Muriqin

news image

Sipas transferimeve të fundit nga TuttoMercato është treguar se drejtori sportiv i Lazios, Tare dhe një menaxher shqiptar kanë udhëtuar drejt Stambollit.

Arsye për këtë raportohet që është transferimi i mundshëm i Muriqit te skuadra italiane, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori dhe menaxheri janë duke bërë përpjekje që Fenerbahce të pranojë ofertën e fundit, ku janë ofruar 18 milionë euro, plus 2 milionë euro tjera në bonuse.

Po ashtu është treguar se Simone Inzaghi është ai që po e dëshiron me çdo kusht futbollistin te Lazio.

/Gazeta Sinjali/