image Dortmund e nis mbarë, Haaland i papërmbajtshëm

Futboll

Dortmund e nis mbarë, Haaland i papërmbajtshëm

news image

Borussia Dortmund mposhti thellë 3-0 Borussian e Moenchengladbachut falë finalizimit të adoleshentit Giovanni Reyna dhe dygolëshit të Erling Haaland (një gol me 11-metërsh).

Më shumë se rezultati bie në sy fakti që trajneri i Dortmundit, Lucien Favre, u kishte besuar fanellën e titullarit dy 17-vjeçarëve, Jude Bellingham dhe Giovanni Reyna, që bashkëpunuan mes tyre në rastin e zhbllokimit të rezultatit në minutën e 35-të.

Verdhezinjtë nuk u mjaftuan me kaq, teksa me fillimin e pjesës së dytë talenti norvegjez, Haaland realizoi 11-metërshin e fituar nga Reyna, ndërsa në të 77-tën vulosi fitoren e vendasve. /Sinjali Sportiv/