image Dorëhiqet kryetari i AAK-së në Gjilan: Në AAK s’mund të bëhen reforma - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

68.351

Të shëruar

59.438

Të vdekur

1.592

Dorëhiqet kryetari i AAK-së në Gjilan: Në AAK s’mund të bëhen reforma

news image

Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Agim Zuzaku ka dhënë dorëheqje nga posti dhe nga të gjitha funksionet në parti, shkruan Gazeta Sinjali.

Zuzaku për Gazetën Sinjali ka thënë se në një parti si AAK-ja është e pamundur të bëhen reforma dhe të arrihen rezultate.

“Pas çdo procesi zgjedhor, nëse ka rezultate të mira duam ti marrim meritat, por duhet marrë edhe përgjegjësinë për këto rezultate shumë zhgënjyese. E kam pa të arsyeshme t’ia hap rrugën të tjerëve, që nënkupton se nuk do të jem më kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë në Gjilan. Gjithashtu, jap dorëheqje edhe nga të gjitha funksionet politike që kisha deri më tani në AAK”, ka deklaruar Zuzaku.

Tutje ai ka bërë të ditur se do t’i kthehet punës shkencore.

Kujtojmë se AAK-ja në Gjilan ka marrë vetëm 1 mijë e 345 vota. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin