image “Don’t Start Now” e Dua Lipës zë vendin e parë në “Us Pop Radio Chart”

TV & Radio

Showbiz/ “Don’t Start Now” e Dua Lipës zë vendin e parë në “Us Pop Radio Chart”

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të pushtojë tregun e muzikës me projekte të suksesshme.

Ajo akoma po shijon suksesin e “Don’t Start Now”, derisa në muajin prill pritet ta publikojë albumin e plotë.

Së fundmi, 24-vjeçarja ka bërë të ditur se kënga e saj është renditur e para në “Us Pop Radio Chart”.

“Don’t Start Now e para në Us Pop Radio Chart. Çfarë dite. Gëzuar vikendin të gjithëve. Faleminderit, faleminderit”, ka shkruar krahas postimit të saj Lipa.

Kjo këngë, e cila u lansua më 1 nëntor të vitit 2019, deri më tani ka arritur të mbledh mbi 146 milionë klikime në platformën YouTube.

https://www.instagram.com/p/B84jVwWhJp3/