image Donnarumma ia lëndon këmbën Musialas

Futboll

Donnarumma ia lëndon këmbën Musialas

news image

Ndeshja çerekfinale e Kupës së Botës për Klube mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich në ‘MetLife Stadium’ përfundoi pjesën e parë me rezultat 0-0, ndërsa bavarezët dominuan gjatë kësaj periudhe, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithatë, entuziazmi i gjermanëve u prish në fund të pjesës së parë, kur ylli i tyre Jamal Musiala pësoi një lëndim të rëndë pas një ndërhyrjeje të portierit të PSG-së, Gianluigi Donarumma.

Gjatë përpjekjes për të larguar topin nga zona, Donarumma shkaktoi dëmtimin e Musialas, i cili u detyrua të largohej nga fusha me barelë, duke lënë të gjithë skuadrën dhe tifozët në ankth për gjendjen e tij.

Për momentin, rezultati mbetet 0-0, ndërsa pritet rifillimi i ndeshjes dhe zhvillimet e mëtejshme lidhur me shëndetin e futbollistit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/