image Donjeta Sadiku fiton medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar "Balkan"

Sporte Luftarake

Donjeta Sadiku fiton medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar “Balkan”

news image

Donjeta Sadiku në finale në një luftë të barabartë humbi nga kampionia e botës nga Brazili, Ferreira Beatriz e cila në ranglistën e federatës botërore AIBA i prin listës dhe është numër 1.

Sadiku tregoi një luftë të mirë dhe tregoi se është në formë të mirë ku gjatë tri raundeve u shkëmbyen shumë goditje të forta dhe ky ishte dueli më i mirë i finales.

Donjeta tregoi se është në formë dhe do të vazhdojë me garat e radhës dhe po pret kualifikimin në Londër për Lojërat Olimpike.

Në finale drejtësinë e ndau gjyqtari ndërkombëtar (AIBA) Latif Demolli, i cili u dekorua me mirënjohje.

/Sinjali Sportiv/