image Donika Gërvalla shpreh mirënjohjen ndaj autoriteteve kroate për reagimin pas aksidentit

Politikë

Donika Gërvalla shpreh mirënjohjen ndaj autoriteteve kroate për reagimin pas aksidentit

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka thënë se ndihet mirënjohëse ndaj homologut të saj kroat, Gordan Grilic Radman, për ndihmën e qeverisë kroate për viktimat e tragjedisë.

“I jam thellësisht mirënjohëse mikut dhe kolegut tim Grlic Radman për përpjekjet e tij dhe për të gjithë ndihmën e rëndësishme nga qeveria dhe autoritetet e Kroacisë për viktimat e kësaj tragjedie”.

“Kosova dhe Kroacia po punojnë ngusht për të ndihmuar viktimat”, ka shkruar Gërvalla Schwarz në Twitter./Gazeta Sinjali/