Bora Zemani dhe Donald Veshaj vijojnë ende të komentohen shumë në media ndonëse i dhanë fund lidhjes së tyre pak muaj më parë.
Çifti u nda në maj të këtij viti pas tri vitesh së bashku. Dhe mesa kemi parë ndarja e tyre nuk ka qenë paqësore. Shumë postime të tyre në rrjetet sociale janë interpretuar nga ndjekësit si thumba për njëri-tjetrin.
Donaldi ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë në “Big Brother VIP Albania” lidhur me ndarjen nga Bora.
Ishte Paloma ajo që ka “ngacmuar” Donaldin, i cili me përgjigjet e tij na la të kuptojmë se shkak ishte bërë xhelozia, ekspozimi i tepërt dhe mungesa e vëmendjes.
Pjesë nga biseda:
Paloma: As xhelozia?
Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.
Paloma: Ti e vuan tani?
Donaldi: Jo…tani jo.
Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…
Donaldi: Jo, jo.
Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.
Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët (Bora)
Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?
Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.
Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?
Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non-stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.
Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen bashkë?
Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.
Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?
Donaldi: Mbaroi intervista.