image Donaldi mesazh në xham nga Big Brother: Më nxirrni që këtu

Bota e Yjeve

Donaldi mesazh në xham nga Big Brother: Më nxirrni që këtu

news image

Donald Veshaj po vazhdon të jetë pjesë e “Big Brother Vip”, ku po përballet me situata të ndryshme.

Pretendenti kryesor për të fituar çmimin e madh, u deklarua se është ndarë më Bora Zemanin dhe se pëlqen më shumë konkurrenten aty brenda, Beatrix Ramosaj.

Lidhja e tij e ri brenda shtëpisë ka nxitur kritika të ashpra në drejtim të aktorit, i cili u kritikua e akuzua nga opinionistët e ish-banorët.

Kjo situatë e ndërlikuar për të ka bërë që Donaldi ta mendoj largimin e tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Këtë e tha përmes një mesazhi në xham.

“Më nxirrni që këtu”, shkroi ai mbi xham, e në këto momente edhe Beatrixi po i qëndronte pranë./GazetaSinjali/