image Dokumenti me 10 kërkesat urgjente që Ibrahim Rugova ia kishte bërë Perëndimit në vitin 1993 - Sinjali

Dokumenti me 10 kërkesat urgjente që Ibrahim Rugova ia kishte bërë Perëndimit në vitin 1993

news image

Në vitin 1993, presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, i ishte drejtuar shteteve perëndimore me një letër me dhjetë kërkesa urgjente për ta zgjidhur problemin e Kosovës, që në atë kohë ishte në një krizë të thellë politike.

Në një dokument që tashmë është bërë viral, shihet se Rugova kishte përmendur se Kosova është në krizë për shkak të disa arsyeve, duke përmendur se 30 mijë ushtarë serbë dhe 25 mijë policë patrullonin në Kosovë.

Ndër të tjera, ai kishte shkruar se pasi Millosheviqi “kreu” punën e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë, do të drejtohet kah Kosova.

Kërkesat:

  1. Vendosjen e një numri të konsiderueshëm forcash të OKB-së dhe NATO-s në Kosovë.
  2. Vendosjen e Kosovës nën protektoratin e OKB-së.
  3. Vendosjen e misioneve të jashtme (ndërkombëtare) në Kosovë.
  4. Rritjen e zonës “të mos fluturohet” përmbi Kosovë.
  5. Të ndalet pastrimi etnik nga Serbia në Kosovë.
  6. Të çarmatosen strukturat paramilitare serbe, të vendoset artileria e rëndë nën kontrollin ndërkombëtar.
  7. Të rihapet aeroporti i Prishtinës për fluturimin e ndihmave humanitare.
  8. Të ndalet kolonizimi i Kosovës nga Serbia.
  9. Të lejohet që lirshëm Kuvendi dhe përfaqësuesit e popullit të mbajnë mbledhje.
  10. Të përjashtohet Kosova nga sanksionet ndërkombëtarë që i janë vendosur Serbisë dhe Malit të Zi.

Pas qershorit të vitit 1999, Kosova u shpall zonë e administruar nga OKB-ja deri më 2008, kur edhe u shpall Pavarësia e Kosovës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin