image Dodik i kundërpërgjigjet Blinkenit – akuzon katër shtete të Ballkanit se po e krijojnë Shqipërinë e Madhe

Rajon

Dodik i kundërpërgjigjet Blinkenit – akuzon katër shtete të Ballkanit se po e krijojnë Shqipërinë e Madhe

news image

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, i është përgjigjur Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pasi ky i fundit e kishte krahasuar atë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai vlerësoi sot se Katërshja e sapokrijuar e Ballkanit Perëndimor ishte në të vërtetë “Katërshja Shqiptare”, pas së cilës fshihej ideja e vjetër e “Shqipërisë së Madhe”.

“Këtu, tani po them se qëllimi ynë është bashkimi, që do të thotë se do të ndahemi nga Bosnja dhe Hercegovina dhe do t’i bashkohemi Serbisë. Unë e kam seriozisht dhe thjesht po zgjedhim momentin kur do ta bëjmë. Nuk ka asgjë të diskutueshme”, tha Dodik, shkruan portali Kosovo-online.

“Më vjen mirë që Blinken dëgjoi për mua, kështu që ai po komenton për mua. Më vjen mirë që jam në axhendën e tij dhe jam veçanërisht i kënaqur që ai mendon se jam aq i mrekullueshëm sa mund të më krahasojnë me Putinin, i cili është padyshim lider i një prej vendeve më të mëdha në botë”, tha Dodik në Foca.

“Atë që ata ia atribuojnë atij (Putinit), ata gjithashtu ia atribuojnë amerikanëve të gjitha llojet e gjërave, kështu që çfarë duhet të bëjmë ne,” tha Dodik.

Ndryshe, sekretari amerikan i Shtetit, Blinken tha se “Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin. Departamenti i Shtetit, i përfaqësuar nga ambasadori Michael Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”.

/GazetaSinjali/