image Dodik: Asnjë politikan serb sot s’mund të kërkojë diçka më pak sesa kërkonte Lazari

Rajon

Dodik: Asnjë politikan serb sot s’mund të kërkojë diçka më pak sesa kërkonte Lazari

news image

Milorad Dodik, anëtari serb në presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës, ka thënë të martën se “asnjë politikan serb sot nuk mund të kërkojë diçka më pak sesa kërkonte Lazari në vitin 1389”.

Kjo deklaratë e tij erdhi teksa në Serbi shënohet “Vidovdani” një festë nacionale dhe fetare në Serbi që përkujton princin Lazar – i cili në mesjetë ishte prirës i gjenocidit ndaj shqiptarëve.

Sipas Dodikut, misioni i Lazarit ishte që “populli serb ta ketë kombin, shtetin, lirinë dhe t’i mbrojnë vetë ato”.

Dodik i cili njëkohësisht është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ushtarët e Lazarit i ka cilësuar si “dëshmorë”, raporton Tanjug.

/GazetaSinjali/