image Do të ketë Eurovision edhe këtë vit

Muzikë

Do të ketë Eurovision edhe këtë vit

news image

Konkursi i këngës  “Eurovision” do të vazhdojë këtë vit, megjithëse bota është në pandemi.

“Do të ketë patjetër një Eurovision edhe këtë vit” , ka thënë Graham Norton, për BBC.

Që nga shtatori i vitit 2020, ekipi që qëndron pas “Eurovisionit” kanë vlerësuar mundësitë e tyre për konkursin e këtij viti.

Sidoqoftë, tani është konfirmuar që Eurovision 2021 do të transmetohet më 22 maj, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Ekipi organizues i spektaklit ka shpjeguar në faqen e tyre të internetit se biletat për shfaqjen do të jenë akoma të vlefshme këtë vit, porse është e paqartë nëse do të ketë audiencë, në përputhje me kufizimet e COVID-19.

/Gazeta Sinjali/