image "Do ta rregulloj pensionin e Serbisë"/Arrestohet një person në Prizren, mashtroi një qytetar duke i marrë para

Siguri

“Do ta rregulloj pensionin e Serbisë”/Arrestohet një person në Prizren, mashtroi një qytetar duke i marrë para

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Prizren një person të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prizren kanë bërë të ditur se ai dyshohet se kishte mashtruar një qytetar se do t’i ndihmonte për t’ia rregulluar pensionin e Republikës së Serbisë.

Këto burime i kanë thënë Sinjalit se për t’ia kryer këtë shërbim, i dyshuari dyshohet se kishte marrë nga qytetari 121 euro, por më nuk i ishte lajmëruar në telefon.

Sinjali mëson se i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Denoncimin në polici kundër tij, qytetari që kishte rënë pre e mashtrimit, e kishte bërë më 3 korrik të vitit të kaluar./Gazeta Sinjali/