image Dje 25 persona nuk respektuan masat e qeverisë, komunat ku nuk u arrestua asnjë person

Kosovë

Statistikat/ Dje 25 persona nuk respektuan masat e qeverisë, komunat ku nuk u arrestua asnjë person

news image

Policia e Kosovës arrestoi 25 persona gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Më së shumti arrestime kishte në Komunën e Mitrovicës Veriore, ku policia arrestoi 15 persona pasi ishin mbledhur në një lokal.

Në Prizren policia arrestoi 4 persona, 3 në Prishtinë, 2 në Gjakovë dhe vetëm 1 person në Pejë.

Gjilani, Ferizaji e Mitrovica Veriore ishin komunat më të disiplinuara.

Atje nuk u ndalua e arrestua asnjë person për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Më poshtë, statistikat e publikuara nga Policia. /Gazeta Sinjali/