image Dje 180 persona vdiqën nga koronavirusi në Britani, në mesin e tyre një fëmijë 12-vjeçar

Botë

Botë/ Dje 180 persona vdiqën nga koronavirusi në Britani, në mesin e tyre një fëmijë 12-vjeçar

news image

180 persona kanë vdekur dje si pasojë e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë një fëmijë 12-vjeçar me gjendje shëndetësore të papublikuar. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 36 mijë e 573.

Nga ky numër, 157 raste fatale u shënuan në Angli, 16 në Skoci, gjashtë në Uells dhe një në Irlandën Veriore, shkruan “Daily Mail”.

Viktima 12-vjeçare bëhet fëmija i katërt nën moshën 15-vjeçare që vdes nga virusi i ri në vendin ishullor.

Shifra e viktimave është preliminare, sepse përbëhet nga llogaritja e raportimeve nga katër shtetet e Britanisë, ndërsa Departamenti i Shëndetësisë pritet që më vonë ta publikojë numrin zyrtar, që pritet të jetë më i lartë, ngase aty do të përfshihen edhe rastet që kanë ndodhur në shtëpitë e të moshuarve.

Britania është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në botë, ndërsa është shteti me më së shumti viktima në Evropë. Pas saj radhiten Italia dhe Spanja./GazetaSinjali/