image Djali i Trumpit reagon pasi Kosova e nderoi presidentin amerikan me “Urdhrin e Lirisë”

Botë

Djali i Trumpit reagon pasi Kosova e nderoi presidentin amerikan me “Urdhrin e Lirisë”

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë sot medaljen “Urdhri i Lirisë” për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Me këtë rast ka reaguar djali i presidentit amerikan, Donald Trump Jr.

Përmes llogarisë së tij në “Twitter”,  ai tha se paqja në botë po arrihet për shkak të punës dhe përkushtimit të presidentit Donald Trump.

“Kosova e dekoron Trumpin me Urdhrin e Lirisë për përpjekjet për paqe”, ka shkruar Trump Jr.

Ndarja e këtij çmimi erdhi si rezultat i arritjes së marrëveshjes ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequr nga SHBA-ja.

I pari i shtetit të Kosovës në letrën drejtuar presidentit Trump, deklaroi se kjo marrëveshje nuk do të ishte e mundur pa udhëheqjen e fuqishme të tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

/Gazeta Sinjali/