image Djali i Ramës mesazh për humbjen e gjyshes: Këshillat e tua do jenë të paharruara

Shqipëri

Djali i Ramës mesazh për humbjen e gjyshes: Këshillat e tua do jenë të paharruara

news image

Djali i Kryeministrit Edi Rama, Gregu, ka ndarë një mesazh për humbjen e gjyshes së tij Aneta.

Duke ndarë një fotografi me gjyshen e ndjerë, ku të dy shihen të qeshur, Gregu thotë se nëna Aneta do të jetë e paharruar për të.

“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe”, shkruan Gregu.

Aneta Rama u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 82-vjeçare. /Gazeta Sinjali/