image Djali e rrah keq babain e moshuar në Vushtrri, 80-vjeçari përfundon në spital

Siguri

Djali e rrah keq babain e moshuar në Vushtrri, 80-vjeçari përfundon në spital

news image

Janë të shpeshta rastet kur prindërit detyrohen t’i denoncojnë në Polici fëmijët e tyre, për shkak të dhunës psikike e fizike që përjetojnë nga ta, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në fshatin Stanoc i Epërm në Vushtrri, ku një burrë dyshohet se ka rrahur babain e tij të moshuar.

80-vjeçari ka përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve të marra nga dhunë fizike, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Njësitet policore kanë shoqëruar në stacion policor 39-vjeçarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/