image Djali e bën nënën të mendojë se vendi po sulmohet me armë bërthamore, reagimi i saj ju lë pa fjalë

Qesharake

Djali e bën nënën të mendojë se vendi po sulmohet me armë bërthamore, reagimi i saj ju lë pa fjalë

news image

Përdoruesit e platformës TikTok kanë ngritur shakatë në një nivel tjetër, ku në një rast djali mashtron nënën duke e bërë të besojë se Mbretëria e Bashkuara është nën sulm bërthamor.

I riu shihet se si gjithçka e kishte menduar në detaje – madje televizori ndërprenë programin duke dhënë një lajm shumë të rëndësishëm – bëhet fjalë për një paralajmërim të rrejshëm të transmetuar kinse nga BBC.

Ajo madje për pak sa nuk fillon të qajë kur shfaqet mesazhi “apokaliptik” në ekran, ku thuhej se “ekziston mundësia të ndodhë një sulm bërthamor”.

Shaun Perrett që ka mbi 250 mijë ndjekës në TikTok, filmon të ëmën Tracey Stebbing e cila me frikë të madhe dëgjon paralajmërimin ku qytetarët urdhërohen të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Sikur kjo të mos mjaftonte, në paralajmërim thuhet se ka filluar evakuimi i banorëve të Londrës dhe se të gjithë aeroportet janë mbyllur – përveç atyre ushtarak.

@charliedavismagic

THE END OF THE WORLD PRANK ????☢️

♬ original sound – Charlie Davis
@charliedavismagic

Reply to @jakethirlwell END OF THE WORLD PRANK ????☢️

♬ original sound – Charlie Davis

/GazetaSinjali/