image Djali dyshohet se e ka vrarë nënën e tij në Ferizaj

Siguri

Djali dyshohet se e ka vrarë nënën e tij në Ferizaj

news image

Djali dyshohet se e ka vrarë nënën e tij mëngjesin e sotëm në rrugën “Rrustem Statovci” në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Vrasjen për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizaj, Agim Gashi.

“Hetimet ende nuk i kemi përfunduar. Do të dalim pas hetimeve me komunikatë me të gjitha të dhënat. Për momentin mund të konfirmoj që dyshohet për vrasje”. ka thënë Gashi.

“Personi që dyshohet për vrasjen është familjar i viktimës”, ka pohuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt. /Gazeta Sinjali