image Dj me famë botërore i akuzuar për sulm seksual, i ftuar të performojë në "Sunny Hill Festival"

Bota e Yjeve

Dj me famë botërore i akuzuar për sulm seksual, i ftuar të performojë në “Sunny Hill Festival”

news image

Sunny Hill Festival” do të mbahet edhe këtë verë me datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, raporton Gazeta Sinjali.

Si çdo vit tjetër do ketë të ftuar edhe artistë me famë botërore teksa është konfirmuar edhe artisti i tretë.

Fjala është për të nominuarin në “Grammy”, dj e njohur Diplo.

Theksojmë se, ai ka punuar me emra të njohur nga industria e muzikës si Justin Bieber, Usher, Ellie Goulding, Madonna, Britney Spears, Chris Brown.

Kujtojmë se, vitin e kaluar Diplo është akuzuar për sulm seksual, megjithëse i njëjti e deklaronte veten të pafajshëm.

Zyra e Prokurorit të Los Angelos kishte shqyrtuar akuzat e mundshme penale kundër Diplo, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Wesley, pasi një grua e akuzoi atë për shpërndarjen e videove seksuale pa pëlqimin e saj.

Ndërkohë, Dj kishte reaguar duke thënë: “Ajo ishte një fanse e imja e fiksuar dhe pasi hoqa dorë nga çdo kontakt me të, duket se qëllimi i saj i vetëm në jetë ka qenë të prishë punën time, biznesin tim, të më ngacmojë mua dhe miqtë e mi të ngushtë dhe të më sulmojë e të kërcënojë familjen time”.

/GazetaSinjali/