image Ditën e inaugurimit të presidentit Biden, Trump largohet nga Washingtoni

Botë

Ditën e inaugurimit të presidentit Biden, Trump largohet nga Washingtoni

news image

Presidenti aktual Donald Trump do të largohet nga Washingtoni të mërkurën në mëngjes, pak përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden, për të filluar jetën e tij post-presidenciale në Florida.

Zëri i Amerikës raporton se largimi i tij do të bëhet me një ceremoni në bazën ushtarake Andrews, sipas një personi që ka dijeni mbi planet, e që foli në kushte anonimiteti, sepse planet lidhur me këtë çështje nuk janë njoftuar zyrtarisht.

Presidenti Trump ka njoftuar tashmë se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden, duke prishur një traditë historike, pasi ka shpenzuar muaj të tërë duke bërë akuza të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve në një përpjekje për të delegjitimuar procesin dhe fitoren e Biden. Nënpresidenti Mike Pence pritet të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

/Gazeta Sinjali/