image Ditë e rëndë për Italinë, konfirmohen mbi 31 mijë raste të reja me koronavirus

Evropë

Ditë e rëndë për Italinë, konfirmohen mbi 31 mijë raste të reja me koronavirus

news image

Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka regjistruar 31 mijë e 84 raste të reja pozitive me COVID-19.

Në total janë kryer 215 mijë e 85 teste.

Rajoni me rritjen më të madhe të infeksioneve është Lombardia (8 mijë e 959 raste të reja).

Në këtë situatë, Italia po shkon drejt skenarit 4 të pandemisë, që do të thotë se virusi është jashtë kontrollit me problematikë kritike në përballimin e sistemit të gjurmimit e në sistemin e shërbimeve territoriale e shëndetësore.

5 rajone ndodhen në këtë skenar kritik, përkatësisht: Lombardia, Emilia Romagna, Piemonte, Campania e Bolzano. /Gazeta Sinjali/