image Dita nis me aksident trafiku në Zllakuqan të Klinës, vetura përfundon jashtë rrugës

Siguri

Dita nis me aksident trafiku në Zllakuqan të Klinës, vetura përfundon jashtë rrugës

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Zllakuqan të Klinës.

Nga pamjet shihet se të përfshira janë një veturë dhe një kombi, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar rëndë si pasojë e këtij aksidenti.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/