image Dita Botërore e Popujve vendas

Histori

Dita Botërore e Popujve vendas

news image

Dita Ndërkombëtare e Popujve Indigjenë të botës festohet çdo vit më 9 gusht dhe synon promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popullsisë indigjene në botë.

Kjo ngjarje njeh arritjet dhe kontributet që njerëzit vendas bëjnë për të përmirësuar çështje botërore siç është mbrojtja e mjedisit.

Festimi i kësaj dite u vendos nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në dhjetor të vitit 1994, duke shënuar ditën e takimit të parë të Grupit Punues të Kombeve të Bashkuara për Popullsitë Indigjene të Nënkomisionit për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në vitin 1982.

Njerëzit nga vende të ndryshme për këtë ditë inkurajohen të marrin pjesë në festimin e kësaj dite për të përçuar mesazhin e OKB-së mbi popujt indigjenë.

Aktivitetet përfshijnë forume edukative dhe aktivitete në klasë për të fituar një vlerësim dhe kuptim më të mirë të popujve indigjenë.

Por këtë vit për shkak të pandemisë aktivitetet do të synohen vetëm nëpërmjet platformave online./Gazeta Sinjali/