image Disa zyrtarë të Komunës së Obiliqit infektohen me COVID-19, mbyllet një sektor

Kosovë

Disa zyrtarë të Komunës së Obiliqit infektohen me COVID-19, mbyllet një sektor

news image

Sektori i Kadastrit dhe Pronës në Drejtorinë e Planifikimit Urban në Obiliq është mbyllur, pasi disa zyrtarë janë infektuar me koronavirus.

Komuna njofton se nga nesër drejtoria do të qëndrojë e mbyllur deri më 25 gusht.

Kjo drejtori do të pranojë vetëm kërkesat për fletët poseduese, për shkak të afatit të aplikimit për subvencione të bujqësisë dhe dokumentacionit për raste sociale. /Gazeta Sinjali/