image Disa zona në Prishtinë, Fushë-Kosovë e Obiliq sonte mbesin pa ujë të pijshëm

Kosovë

Disa zona në Prishtinë, Fushë-Kosovë e Obiliq sonte mbesin pa ujë të pijshëm

news image

KRU “Prishtina” ka njoftuar se nga sonte disa zona të Prishtinës do të mbesin pa ujë të pijshëm për shkak të nivelit të lartë të turbullirës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, ata që furnizohen me ujë të pijshëm nga fabrika e trajtimit të ujit Badoc, nga ora 19:30 do të zvogëlohet dukshëm prodhimi/trajtimi i ujit në këtë fabrikë.

Të nderuar konsumatorë, ju të cilët furnizoheni me ujë të pijshëm nga fabrika e trajtimit të ujit Badoc, se duke filluar sonte nga ora 19:30 jemi të detyruar të zvogëlojmë dukshëm prodhimin/ trajtimin e ujit në këtë fabrikë”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Tutje, bëhet e ditur se nga ora 19:30 këto zona kanë mbetur pa ujë: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Matiqani, Bregu i Diellit.

Ndërsa, nga ora 21:00 pa ujë mbesin: Topanja, Dardania, Ulpiana dhe qendra e qytetit, Fushë-Kosova dhe Obiliqi.

Arsyeja e reduktimit të prodhimit të ujit në këtë fabrikë , është niveli i lartë i turbullirës që u shfaq tash, pas reshjeve atmosferike që mbushën këtë liqe mbi 3 metra me ujë. Nga ky reduktim prodhimi ( nga ora 19:30, sonte) do të afektohen këto zona: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Matiqani, Bregu i Diellit, pastaj pikat e tjera të kryeqytetit si: Tophanja, Dardania, Ulpiana dhe qendra e qytetit, pastaj qyteti i Fushë Kosovës dhe Obiliqi, pothuajse te gjitha zonat mbesin pa ujë sonte prej ores 21:00. Niveli i lartë i turbullirës e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/