image Disa vjet burgim për ata që postojnë thashetheme, paralajmërimi i Arabisë Saudite

Botë

Disa vjet burgim për ata që postojnë thashetheme, paralajmërimi i Arabisë Saudite

news image

Në Arabinë Saudite është paralajmëruar se mund të dënohen në 5 vjet burgim e gjobë të lartë të gjithë ata që përhapin thashetheme “të pabaza” në rrjete sociale.

Ky paralajmërim erdhi pas disa raportimeve në rrjete sociale, se vajzat po ngacmoheshin seksualisht derisa po ktheheshin nga një koncert.

Disa vajza kanë rrëfyer për BBC se janë frikësuar pas postimeve që kanë parë në rrjete sociale.

Koncerti që ishte paralajmëruar të mbahej u anulua për shkak të motit, derisa në rrjete sociale filluan raportimet për persona të zhdukur dhe ngacmime seksuale.

/GazetaSinjali/