image Disa nga grabitësit që vranë 20-vjeçaren në Greqi dyshohet se janë shqiptarë

Evropë

Disa nga grabitësit që vranë 20-vjeçaren në Greqi dyshohet se janë shqiptarë

news image

Një 20-vjeçare me origjinë britanike, u vra në shtëpinë e saj, pranë krevatit të foshnjës e cila ishte në moshën 1-vjeçare, në Glyka Nera të Greqisë. Sipas raportit të policisë, tre të dyshuar, kishin hyrë në shtëpi në orët e para të mëngjesit dhe po kërkonin para dhe bizhuteri. Burri i gruas, pilot me profesion, dëshmoi në polici se në shtëpi kishte shumën prej 10,000 eurosh, e cila u grabit nga autorët e krimit.

Grupi hetimor grek dyshojnë se autorë të kësaj ngjarjeje janë shtetas shqiptarë dhe romë, pjesë të një bande të rrezikshme.

Bashkëshorti i viktimës, që mundi t’i mbijetojë kësaj ngjarje ka zbuluar karakteristikat e njërit prej të dyshuarve.

Ai thotë se në momentin që një prej grabitësve iu afrua gruas së tij,  i ra kapuçi i zi me të cilin kishte mbuluar fytyrën dhe kështu ai arriti që ta shikonte në sy atë, shkruajnë mediat greke.

Sipas dëshmisë së pilotit 32-vjeçar dhënë për autoritetet greke ai tha se vrasësi i gruas së tij ishte rreth 30 vjeç, i gjatë dhe i shëndoshë.

Bashkëshorti i 20-vjeçares, e cila u vra nga grabitësit në Greqi ka treguar se e kuptoi që partneres së tij i kishin marrë jetën vetëm kur policia erdhi në shtëpi dhe e liroi.

“E kuptova që gruaja ime kishte vdekur kur policia erdhi dhe më la të lirë. Për fat të mirë, vajza ime është mirë. Kushdo që di diçka, jam i sigurt se do të ndihmojë”, tha ai.

/GazetaSinjali/