image "Dilni prej shtëpisë", djali kërcënon prindërit në Prizren

Siguri

“Dilni prej shtëpisë”, djali kërcënon prindërit në Prizren

news image

Viktima të dhunës në familje në shumë raste janë edhe prindërit të cilët kërcënohen nga fëmijët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Prizren, ku një burrë dhe një grua kanë denoncuar në polici djalin e tyre.

Sipas burimeve të Sinjalit djali dyshohet se i ka kërcënuar prindërit e tij duke u kërkuar ta lirojnë shtëpinë e tyre.

Të njejtat burime bëjnë me dije se i dyshuari në vazhdimësi kishte kërcënuar prindërit e tij. Por, siç duket ata janë lodhur nga djali i tyre dhe e kanë raportuar në polici.

Rasti në polici është cilësuar si ‘Kanosje dhe dhunë në familje’. /Gazeta Sinjali/