image Dikur ishte e para për nga numri i të infektuarve, sot ka vetëm 85 raste aktive me COVID-19

Shëndetësi

Dikur ishte e para për nga numri i të infektuarve, sot ka vetëm 85 raste aktive me COVID-19

news image

Në Komunën e Vushtrrisë dje u konfirmuan edhe 3 raste të reja me koronavirus dhe u shëruan 15 persona.

Aktualisht numri i rasteve aktive në këtë komunë është 85, shkruan Gazeta Sinjali.

Ka më shumë se dy javë, prej kur Vushtrria printe për nga numri i të infektuarve, ndërsa tani Prishtina zë vendin e parë, me gjithsej 1 mijë 589 raste të konfirmuara me koronavirus. Vushtrria gjithsej ka 414 raste me koronavirus.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka kërkuar nga qytetarët e Vushtrrisë që ta ruajnë njëri-tjetrin.

“Mbrëmë kishim 15 qytetarë të shëruar dhe vetëm 3 raste pozitive, gjithësejtë kemi 85 raste aktive me #Covid19 në Vushtrri. Ju lutem mbajeni maskën ???? distancën dhe lani duart shpesh. Bashkë mundemi me fitu këtë betejë, duke ruajtur njëri-tjetrin, duke ruajtur qytetin tonë e shtetin tonë”, ka shkruar Tahiri në Facebook./Gazeta Sinjali/