image Digjet vetura e kompanisë së sigurimeve, dyshohet se shërbente për bartjen e parave

Siguri

Digjet vetura e kompanisë së sigurimeve, dyshohet se shërbente për bartjen e parave

news image

Një veturë e kompanisë “Besa Security” është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 12:00 në fshatin Temeqinë të Malishevës.

“Ju njoftojme se ne ora 12:00 kemi marre informate nga një person se ne autostrade afer fshatit Temeqine ne relacionin Prizren Prishtine eshte duke u djegur nje veture e Besa security. Jane informuar zjarrfiksat dhe patrulla policore kane arrit ne vendin e ngjarjes dhe merren me rast”, ka thënë për Sinjalin Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Dyshohet se vetura shërbente për bartjen e parave kurse ende nuk dihet se a kishte para brenda kur u dogj. /Gazeta Sinjali/