image Digjet parkingu në Itali, bëhen shkrumb mbi 100 vetura

Botë

Zjarr/ Digjet parkingu në Itali, bëhen shkrumb mbi 100 vetura

news image

Mbi 100 makina janë shkatërruar plotësisht nga zjarri në një parking për mjetet e bllokuara nga autoritetet në Bari të Italisë.

Zjarri ka rënë në orët e mbrëmjes në parkingun e madh 18 mijë m2 ku ndodheshin të parkuara më shumë se 600 mjete motorike.

Situata raportohet të ketë qenë shumë e vështirë dhe është dashur mobilizimi i 7 ekipeve zjarrfikësish për të vënë flakët në kontroll.

Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që ka nisur një hetim për shkaqet e tij. /Gazeta Sinjali/