image Digjet një shtëpi në Shtime, pronari nuk e di se si

Kosovë

Siguri/ Digjet një shtëpi në Shtime, pronari nuk e di se si

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtëpi është përfshi nga zjarri gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:18 në rrugën “Anton Çeta” në Shtime, shkruan Gazeta Sinjali.

Djegien e shtëpisë e ka raportuar pronari i shtëpisë, i cili sipas raportit të policisë, nuk e di se si ka ardhur deri te zjarri.

Zjarrëfikësit e kanë bërë lokalizimin e zjarrit dhe rasti është duke u hetuar nga policia./Gazeta Sinjali/