image Digjen rreth 20 hektarë mal në Drenoc të Klinës, Prokuroria nis hetimet

Siguri

Digjen rreth 20 hektarë mal në Drenoc të Klinës, Prokuroria nis hetimet

news image

Mali që është në pronësi të banorëve të fshatit Drenoc në komunën e Klinës, është përfshirë nga zjarri pasditen e djeshme, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një nga banorët, i cili ka bërë të ditur se bëhet fjalë për rreth 20 hektarë mal.  Sipas tij, nuk janë parë persona të dyshuar që mund të kenë shkaktuar qëllimshëm zjarrin, por vetëm kanë parë flakët që kanë kapluar drunjtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente, teksa zjarrfikësit kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të lokalizuar zjarrin, i cili ndodhej larg shtëpive dhe nuk paraqiste rrezik për banorët.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Zjarrvënie’.

/GazetaSinjali/