COVID-19

Të infektuar

4715

Të shëruar

2227

Të vdekur

101

Dieta alkaline ju ndihmon të luftoni sëmundjet e rënda

news image

Kur diskutoni për dietën alkaline, është e rëndësishme të kuptoni pH e cila është eshte masë e koncentrimit të joneve të hidrogjenit në tretje, që shprehin aciditet apo alkalinitet. E thënë thjesht, pH është një matje se a është diçka acid ose bazë.

Dieta alkaline nuk shërben për të humbur peshë, por për të korrigjuar nivelet e aciditetit në trup. Nëse jeni ushqyer me pasta dhe pije të gazuara, mund të jetë e dobishme të ndjekni një regjim alkalin, për t’u kthyer në rrugën e duhur dhe për të rivendosur ekuilibrin fizik.

Ekspertët thonë se organizmi ynë për nga natyra e tij është alkalin, do të thotë bazik. Kur trupi ka një pH acid është i prekshëm ndaj mikrobeve dhe është më i ekspozuar ndaj sëmundjeve dhe shqetësimeve të llojeve të ndryshme.

Qelizat e shëndetshme jetojnë mirë në një mjedis alkalin, ndërsa ata njerëz që kanë probleme shëndetësore kanë një ambient acidik.

Qelizat e kancerit lulëzojnë në një mjedis pH acid, ndërsa ato bëhen joaktive në mjedisin bazë. 

“Nëse hani madh ushqim të pashëndetshëm, urina juaj do të jetë acidike disa orë më vonë pasi trupi juaj largon mbeturinat metabolike nga sistemi juaj” raporton Healthline.

Dieta alkaline është mjaft e shëndetshme, duke inkurajuar një konsum të ushqimeve të shëndetshme bimore, ndërsa kufizon ushqimet e përpunuara.

Ushqime veçanërisht alkaline janë spinaqi, selino, lulelakra, karota, këpurdha, trangujt, marule, lakra. Janë gjithashtu alkaline erëzat si xhenxhefiil dhe disa erëza të tilla si kerri, rozmarina, dhe ushqime të tilla si kuinoa, meli dhe amaranti.

Ekspertët sygjerojnë pacientët me sëmundje kancerogjene që të ushqehen me dieta alkaline për të ulur nivelin e aciditetit dhe për të luftuar sëmundjen.Gazeta Sinjali



Shpërndaje artikullin