image Diell, shi e shkarkime rrufesh, kështu do të mbajë moti sot

Kosovë

Diell, shi e shkarkime rrufesh, kështu do të mbajë moti sot

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e vjeshtës parashihet me kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Kushte afërsisht të ngjashme të motit si dje priten edhe ditën e sotme, ku pos reshjeve parashihen edhe pak rreze dielli dhe mundësi për shkarkime rrufesh.

“Të mërkurën vranësira më të theksuara dhe më pak reshje të cilat nuk do të përfshijnë gjithë territorin. Të enjten dhe të premten mot më stabil dhe me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.”

May be an image of map and text

/GazetaSinjali/