image "Diçka e madhe po vjen", çfarë po paralajmëron Barcelona me postimin e fundit?

Futboll

“Diçka e madhe po vjen”, çfarë po paralajmëron Barcelona me postimin e fundit?

news image

Barcelona i ka lënë të hutuar tifozët e klubit me një postim të fundit nga faqja zyrtare.

Pasi kompletoi së fundi blerjen e Raphinhas dhe Lewandowskit, klubi spanjoll duket se nuk do të ndalet me kaq dhe do të synojë diçka edhe më të madhe.

Nëpërmjet llogarisë në Twitter, klubi ka postuar një video ku në mbishkrim thuhet “Diçka e madhe po vjen, qëndroni me ne”.

Disa tifozë kanë lidhur këtë postim me një transferim të mundshëm të francezit Jules Kounde, teksa shumë të tjerë i ka lënë në dilema të mëdha se për çfarë po paralajmëron klubi blaugranas.

/GazetaSinjaliSport/