image Di Maria tregon se si provoi ta transferonte Messin te PSG

Futboll

Di Maria tregon se si provoi ta transferonte Messin te PSG

news image

Futbollisti i PSG-së, Di Maria, ka folur në lidhje me largimin e mundshëm të Messit nga Barcelona.

Di Maria ka treguar se kur e kishte kuptuar lajmin se Messi do të largohej nga Barcelona, ai kishte provuar ta sjellë futbollistin te skuadra franceze, shkruan Sinjali Sportiv.

“Kur mësova se Lionel Messi nuk do të vazhdojë me Barcelonën, puna ime e parë ishte që ta bindja Lionel Messin që të vinte në PSG”, tha Di Maria.

Mirëpo, Messi tashmë është duke qëndruar në Barcelonë, pasi arriti marrëveshje me skuadrën spanjolle./Sinjali Sportiv/