image Di Maria thotë se është i lumtur që nuk u transferua te Barcelona

Futboll

Di Maria thotë se është i lumtur që nuk u transferua te Barcelona

news image

Angel Di Maria ka thënë se është i lumtur që nuk është transferuar te klubi i Barcelonës.

Anësori argjentinas ishte afër transferimit te katalunasit në vitin 2015 nga skuadra e Manchester United mirëpo kjo gjë nuk ndodhi, transmeton Gazeta Sinjali.

Kurse tani Di Maria është shprehur i lumtur që kjo gjë nuk ka ndodhur.

“Këto gënjeshtra më mërzitën shumë por në fund të fundit, të largohesha ishte një gjë e mirë sepse unë jam shumë i lumtur sot në Paris” tha futbollisti.

Po ashtu futbollisti foli edhe rreth ëndrrës për ta fituar Ligën e Kampionëve me skuadrën franceze.

“Do të ishte e mahnitshme ta fitosh atë përsëri. Jo vetëm për të fituar trofeun, por për shkak të dashurisë që kam për klubin dhe për mbështetësit e tij,” deklaroi futbollisti.

/Gazeta Sinjali/