image Dhunohet edhe një femër në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Siguri

Dhunohet edhe një femër në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

news image

Një femër dyshohet se është dhunuar në rrugën “Salih Çeka” në Ferizaj, më 19 maj, mëson Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë Themelore në Ferizaj njoftojnë se Policia ka arrestuar dje të dyshuarin lidhur me këtë rast.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë që ka pasur disa raste të dhunimit dhe sulmit seksual që janë raportuar javëve të fundit në vend dhe kanë bërë bujë në opinion, me ç’rast është bërë apel që të merren hapa konkretë.

/GazetaSinjali/