image Dhunë në familje, vëllai tentoi t’ia vrasë motrës edhe qenin

Siguri

Dhunë në familje, vëllai tentoi t’ia vrasë motrës edhe qenin

news image

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka ushtruar presion psikik ndaj motrës së tij dhe ka tentuar t’ia vrasë edhe qenin, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit tregojnë se deri te arrestimi ka ardhur për arsye të një mosmarrëveshjeje pronësore mes të dyshuarit dhe viktimës. Te i njëjti mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator me 4 fishekë të kalibrit 9 mm.

Rasti i është regjistruar në Policinë e Kosovës si “dhunë në familje dhe armëmbajte pa leje”.

I njëjti, siç mëson Sinjali, është arrestuar menjëherë.

/GazetaSinjali/