image Dhunë në familje, burri e bën për spital gruan

Kosovë

Siguri/ Dhunë në familje, burri e bën për spital gruan

news image

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka rrahur dhe kërcënuar bashkëshorten e tij.

Gjatë ditës së djeshme, policia në rajonin e Prishtinës ka marr një informatë për dhunë në familje, ku një grua është sulmuar dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj.

Viktima pas incidentit është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërgura në mbajtje./ Gazeta Sinjali/