image Dhuna në familje/ Katër femra ankohen në polici se u sulmuan fizikisht dhe psiqikisht nga burrat e tyre

Siguri

Dhuna në familje/ Katër femra ankohen në polici se u sulmuan fizikisht dhe psiqikisht nga burrat e tyre

news image

Vetëm në 24 orët e fundit, katër femra janë ankuar në Policinë e Kosovës se janë keqtrajtuar e sulmuar fizikisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se një femër egjiptiane ka njoftuar se burri i saj i dyshuar mashkull po ashtu egjiptian e ka sulmuar fizikisht dhe psiqikisht. Viktima ka refuzuar tretman, kurse i dyshuari është dërguar në repartin psikiatrik.

Rasti tjetër është raportuar në stacionin e policisë në Mitrovicë, ku një femër është ankuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj.

Ndërsa një rast tjetër ka ndodhur në fshatin Labushë të Deçanit ku një i dyshuar mashkull me të cilin ishte në lidhje e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur në vazhdimësi.

Rasti i fundit i dhunës që është raportuar ka ndodhur në fshatin Sibofcë të Podujevës. Një grua është ankuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht.

Këto raste janë raportuar në polici, por sipas statistikave të nxjerra nga organizata për të drejtat e grave ka edhe shumë të tilla që nuk raportohen fare në polici.

/Gazeta Sinjali/