image Pritet të shembet lokali i personit që sulmoi spanjollët

Rajon

Rajon/ Pritet të shembet lokali i personit që sulmoi spanjollët

news image

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi tri ditë më parë në bregdetin shqiptar, lokali i Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo të Himarës, po i nënshtrohet verifikimit të dokumentacionit nëse është korrekt me ligjin ose jo.

Menjëherë pas arrestimit të 51-vjeçarit Kokëdhima, i cili akuzohet se sulmoi turistët spanjollë pas konfliktit për peshkun në restorantin e tij, policia e ka bllokuar aktivitetin në këtë ambient.

Aktualisht po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet shtetërore. Madje, në rast se do të konstatohen mangësi, nuk përjashtohet mundësia që lokali buzë detit të shembet edhe pse aktualisht ndodhet në proces legalizimi.

Ndërkohë, i arrestuari Mihal Kokëdhima ndodhet në paraburgim pas arrestimit dhe pritet të dalë në gjyq ditën e hënë, ku do të njihet me masën e sigurisë.