image Dhuna ndaj 5-vjeçarit në kopshtin “Nina”, Nagavci: Edukatores i është ndërprerë marrëdhënia e punës

Arsim

Dhuna ndaj 5-vjeçarit në kopshtin “Nina”, Nagavci: Edukatores i është ndërprerë marrëdhënia e punës

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar dje rreth një rasti ku dyshohet se është ushtruar dhunë ndaj një fëmije në “Kopsht dhe Çerdhe Nina” në Mitrovicë, me ç’rast Prokuroria Themelore atje tashmë ka nisur hetimet.

Rasti u zbulua pas denoncimit të nënës së një fëmije 5-vjeçar, e cila po pretendon se një kujdestare që punon në këtë kopsht privat ka ushtruar dhunë fizike ndaj vogëlushit, i cili është me nevoja të veçanta.

Për këtë rast sot ka reaguar Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.

Nagavci në një postim në Facebook, shkruan se menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

Ky është reagimi i plotë i saj:

Dhuna është e patolerueshme dhe e dënueshme.

Me keqardhje kemi pranuar lajmin për rastin e ndodhur në një Kopsht privat në Mitrovicë, për dhunën e ushtruar ndaj një fëmije nga një edukatore e këtij kopshti.

Menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrdhënia e punës.

Sipas legjislacionit në fuqi dhuna është e dënueshme dhe rasti tashmë është denoncuar edhe në organet e hetuesisë.

Uroj që ky të jetë rasti i fundit i ngjashëm në cilindo institucion eduaktivo-arsimor dhe përgjithësisht i dhunës ndaj fëmijëve.

Si ministre e Arsimit zotohem se do të jemi të pakompromis ndaj çfarëdo forme të dhunës ndaj fëmijëve.

/GazetaSinjali/