image Detaje të reja për përleshjen në BIK ku u përfshi Hoxha Osman Musliu

Siguri

Detaje të reja për përleshjen në BIK ku u përfshi Hoxha Osman Musliu

news image

Gazeta Sinjali raportoi se pas një përleshje fizike janë arrestuar dy persona në Drenas. Njëri prej tyre është imami nga Drenasi, Osman Musliu, shkruan Gazeta Sinjali.

Avokati i tij, Gazmend Halilaj, për Gazetën Sinjali ka thënë se Musliu ka qenë i sulmuar fizikisht dhe si pasojë e kësaj ai në vetëmbrojtje ka sulmuar personin tjetër në objektin e BIK-ut.

“Osman Musliu është liruar sot. Hoxha ka qenë i sulmuar në objektin e Bashkësisë Islame, ka vepruar në vetëmbrojtje brenda kufijve të mbrojtjes së nevojshme dhe pas kësaj ai nuk ka bërë më asnjë veprim shtesë”, tha Halilaj.

Po ashtu, Halilaj njoftoi se Musliu është liruar pas intervistimit.

“Gjatë një analize që ka bërë prokurori sot, e ka konstatuar se me veprimet e Hoxhës nuk manifestohen elemente që të qëndrojë në ndalim policor më tej”, tha ndër të tjera Halilaj./Gazeta Sinjali/